Vajzat e fshatit - Edna O'Brien

Vajzat e fshatit

By Edna O'Brien

  • Release Date: 2022-11-04
  • Genre: Fiction & Literature

Available here:

Link #1 Link #2

Description

“Vajzat e fshatit” i botuar më 1960, është romani i parë i Edna O’Brien-it. Ai shkaktoi një skandal të madh në Irlandën katolike të asaj kohe, derisa u ndalua dhe botimi i tij.
Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga fshatrat e Irlandës, krejt të ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar. Ketlini, ëndërrimtare dhe romantike, vuan për dashurinë e vërtetë, ndërsa Beba dëshiron veçse të përjetojë përvojat e një vajze beqare. Ndonëse janë të vendosura për të zotëruar botën, jeta e tyre do të pësojë kthesa të forta, ndaj vajzat duhet të mësojnë të gjejnë udhën e tyre.
I shkruar me një stil të shkëlqyer, “Vajzat e fshatit” është një prezantim i gjallë i ngjarjeve, njerëzve dhe peizazheve të jetës së Edna O’Brien-it. Sa famëmadh, aq dhe famëkeq, ky roman u ndalua nga censura irlandeze për përmbajtje të qarta seksuale, madje u arrit deri në djegien e tij publike në një prej famullive të Irlandës.
Censura irlandeze e ndaloi botimin e “Vajzave të fshatit” dhe e futi në listën e mbi 1600 librave të ndaluar në Irlandë.

Comments