Genti - P.I.Kapllani

Genti

By P.I.Kapllani

  • Release Date: 2017-02-28
  • Genre: Literary Fiction

Available here:

Link #1 Link #2

Description

Romakёt hapin çadrat buzё lumit Genusus dhe bёhen gati pёr tё sulmuar Lissusin. Genti thёrret nё audiencё princin Mork, i cili e kёshillon qё tё lidhё aleancё ushtarake me Monunin e Dardhanёve, me Perseun e Maqedonisё dhe me Dhimitrin nё ishullin e Rodit, pёrndryshe llava romake do tё pёrfshinte dhe shuante gjithçka.
Genti bie dakord qё hapin e parё ta bёjё me Monunin, duke i kёrkuar vajzёn pёr grua, por aty del njё e papritur. Etleva ёshtё nё dashuri me tё vёllain e tij Platorin. Çfarё ndodh ndёrmjet dy vёllezёrve dhe a krijohet aleanca me Dardhanёt, Maqedonёt apo Dorёt? Nё faqet e kёsaj drame bёhen sadopakёz pёrpjekje qё tё shkundet pluhuri mijёravjeçar i historisё dhe tё rrёfehet me dialogё tё gjallё e plot emocion se çfarё ndodhi me Ilirёt nё luftёn e tyre tё pabarabartё me ushtrinё romake, njёra nga superfuqitё mё tё pathyeshme tё asaj kohe.

Comments